Para se të bie në gjumë bëra disa pyetje vetës,duke mos gjetur përgjigje i dëshpëruar u shtriva në shtratin tim të fort ashtu duke u dridhur më kishte zënë gjumi. Pashë në ëndërr një humnerë e mbushur përplot vasha të bukura. Më thirrnin në ndihmë,sapo zgjatja dorën humnera thellohej çdo here e më shumë. I Lartësuar qoftë Allahu,fillova të pyes ç’po ndodh!? Më humbën vashat nga shikimi,po mëshirë më erdhi një zë “Mjerët ne,Mjerët ne! Ruajuni dënimit të Allahut,Ruajuni dënimit të Allahut!”.
Ezani i myezinit të qytetit më zgjoi nga gjumi,pashë se kishte filluar të zbardhë dita. Mora abdes u parfymosa mire dhe fillova të fal namazin e sabahut.
E fillova namazin me leximin e disa ajeteve të kaptines A’rafë dhe kur arrita te fjalët e Allahut:
“O bijtë e Ademit,Ne krijuam për ju petk që ju mbulon vendturpësinë dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmërisë ai është më i miri. Këto janë nga argumentet e Allahut,ashtu që të përkujtojnë” \[A’rafë,26].
Mu hap gjoksi dhe fillova ta kuptoj ëndrrën që pash pak para se të hynte koha e sabahut. Filloi të më kujtohet mënyra e ecjes kur kaloj para vajzave “myslimane” e më duhet të strukem dhe ta ul shikimin përtokë. Thash me vete,kjo qenka kaptina që duhet lexuar më shpesh!
Mbërrita në ajetin e 27-të kaptinës A’rafë ku thotë Allahu i Madhërueshëm:
“O bijtë e Ademit, të mos ju mashtrojë kurrsesi shejtani sikurse i nxori prindërit tuaj nga xhenneti, zhveshi prej tyre petkun e tyre që t’ju dalë në shesh lakuriqësia e tyre. Vërtet ai dhe shoqëria e tij ju sheh, ndërsa ju nuk i shihni. Ne i kemi bërë shejtanët miq të atyre që nuk besojnë”.
E tashmë ëndrrën e kuptova rrënjësisht. Vashëzat e bukura paskan qenë vashat që ma ulin kokën përtokë,vërtetë Allahu i kishte ulur ne një nivel të ulët ne botën tjetër.
Oj motër e dashur athua vallë a nuk te vjen turp,që nuk të vjen turp? Sa djem të rinjë e të etur për ju i bini të bien në mëkat,pse nuk bëheni shkak që ata të kenë turp nga vetja e tyre,pse bëheni prehje e tyre e paligjshme,pse për kënaqësitë e dunjasëi shitni ato të ahiretit. Pse? Ju lutem më tregoni.
Vallë a nuk e keni dëgjuar fjalën e Allahut ku thotë: “Atëherë me mashtrim I zbriti në nivel të palakueshëm” \[A’rafë,22].
Këtu është fjala për Ademin dhe Havanë kur gabuan dhe hëngrën nga pema e ndaluar,po dije se kjo vlen edhe për ty. Pse vallë ti nuk e ndjen veten të mashtruar? Ty të ka zbritur në nivel më të ulët se ai i palakmueshmi. Fillo merr masa ndaj vetes se po qe se mendon të vazhdosh kështu dije se humnera të pret dhe ke humbur vetën përgjithmonë.
Ç’flet ti o autorë,a ke harruar se Allahu është i Gjithmëshirshëm? Jo motër nuk kam harruar,po më duket se paskeni harruar ju se i Gjithmëshirshmi është edhe Ndëshkues i rreptë. Vallë ky atribut i Zotit a s’të kujtohet apo nuk donë ta kujtosh?
A nuk është koha për ndryshime? A nuk është koha që zemrat e besimtarëve të zbuten duke lexuar fjalët e Allahut?
Lexues i dashur nëse ende se ke kuptuar,bëhet fjalë për motrat tona që me veshjet e tyre kanë kaluar çdo kufi,kanë fituar çmimet e konkurseve marramendëse për lakuriqësi. Këtë konkurs e kemi fituar ne,se konkursi për dituri është larg mundësive dhe aftësive tona për të fituar çmim.
No comments:
Post a Comment