Tuesday, January 17, 2012

Privatizimi i xhamive


Me ketë artikull nuk kam synuar ta nxis lexuesin të lexoj ca lidhje fjalesh që për të ndoshta edhe nuk kanë ndonje kuptim,mirëpo kam shkruar ca rreshta kuptimin e të cileve e dinë vetëm ata të cilet janë të privuar nga kjo e drejte personale dhe shoqerore. Po për fat të keq ka disa që ende sinjali që lëshojnë fjalët nuk ka arritur ta ngacmoj trurin e tyre,dhe ta nxisë për ndryshim.Njeriu si I tillë ndonjëherë duhet ta luaj edhe rrolin e pasqyres që ta reflektojë të keqen në sytë e popullit e jo vetëmse të jetë nje xham I tejdukshem e mos të arrij ta reflektoj të keqen,qoftë edhe një herë të vetme.



Xhamitë që nga kohrat e herëshme e deri më sot kan luajtur rrolin kryesore dhe kanë qenë univerzitet e dijes dhe urtësise nga to kane dalur me mijra thirres në rrugën e Allahut.E sot,ato janë kthyer në objekte që shërbejne vetëm sa për kryerjen e namazit.Nese edhe ti mendon se ato shërbejne vetëm se për një gjë të tillë e ke gabim!
Ato jane çerdhet e nxënesve të dies,ato janë bibliotekat në të cilat shumë njerëz morën thesare diturie.
Çsynojme ne me ketë artikull dhe cili ështe kuptimi I vetë titullit te shkrimit “Privatizimi xhamive”.Jemi dëshmitarë të asaj se çfarë ndodhë nëper xhamitë e qyteteve dhe fshtrave tona,ato janë berë objekte që orari I punes së tyre nuk tejkalon 2 orëshin,2 orësh I cili neve nuk po na mjafton as sa për faljen e namazeve.Në namaz po na prinë shpejtësija e jo imami,zeri muezinit po më ngjason në një melodi me tempo të shpejtuar.Më ka mar malli për një namaz të gjatë e me emocion!
Duke lexuar për jetën dhe veprimtarinë e Imamit të madh Ebu Hanifes u mallengjeva për të dhe seç mu shfaq një deshirë e madhe për të jetuar në kohen e tij,po ajo periudhë u tret diku në kujtimet e vjetra që pothuaj se I ka mbuluar tëresisht pluhuri I kohes.Ajo kohë kur Ebu Hanifja I mblidhte nxënesit e tij ashtu siç I mbledh dallëndyshja të vegjlit e saj afër vetës për ti ushqyer, Ebu Hanifja I ushqente ata me dituri dhe me devotshmëri.
E ne kemi harruar se cili ështe titulli I ligjerates se fundit që hoxha ynë na e ka ligjeruar së fundmi,si ta dimë ngase ajo ka ndodhur  1 javë më parë, 1 muaj më parë apo ndoshta ndokund ligjeratë fetare s’është degjuar që nga ditët e Ramazanit.A sju duket se kjo nuk është në rregull?
Po për një objekt që Allahu e quajti shtepi e Allahut vallë si ka guxim që dikush ti mbajë çelesat e saj,vallë nuk I duket se ka marë një përgjegjsi të madhe mbi kurrizin e tij.Apo mendon se posedon çelësat e një kafiterije ku her ka njerëz e her nuk ka.Jo o njeri për ne objektin që e ke mbydhur çdo minutë dhe sekondë ka njerez nevojtare që duan te hynë në te,të freskohen me ujin e abdesit dhe të qëndrojne në këmbë para Krijuesit të Gjithesisë.Andaj shko dhe vëndoje çelesin në derë e lëre qe derën ta hap dhe ta mbyll qytetari atëhere kur ai ka nevojë.
Ndersa ju të pasur e hoxhallarë vendosne një herë gishtin në kokë dhe mendoni si qytetarë,se keni përgjegjsi për amanetin që keni marë dhe një ditë do të përgjigjeni para Krijuesit.Unë dhe shumë të tjerë jemi etur për dituri andaj ju lutem lëshoni çeshmat e diturisë se kolona njerzish në rruge janë duke pritur për te pirë ujë në to.Deri atëherë ju kur do të vendosni a do ti leshoni ato çeshma apo jo, une ika ta dhez zjarrin e optimizmit se kam frikë se do të më shuhet një ditë.

No comments:

Post a Comment